Eliza Hoxha për Festivalin e RTSH-së: Fituesi dihet tri ditë para natës finale

Mediale Vip

Eliza Hoxha për Festivalin e RTSH-së: Fituesi dihet tri ditë para natës finale

Më: 27 mars 2019 Në ora: 14:02
Eliza Hoxha

Vlerësimi i këngëtarëve në festivalet shqiptare vihet çdo herë në pikëpyetje nga publiku, e madje edhe nga vet artistët pjesëmarrës.

Dëgjojmë shpesh deklarata që fituesit dihen disa ditë më parë, por publikisht pak kush e thotë e pak kush e pranon.

Por ajo që nuk heziton asnjëherë të flas rreth asaj që ndodh është artistja Eliza Hoxha.

E ftuar në emisionin #Gjesi në T7, Eliza ka folur rreth vlerësimeve që po bëhen aktualisht në festivalet shqiptare, duke u ndalë veçanërisht te ai i RTSH-së.

Ajo u shpreh se fituesi dihet tre ditë para natës finale.

Eliza ishte pjesë e edicionit të fundit të këtij festivali me këngën “Peng”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat