I dinë të gjitha truqet: Qe përse Kate dhe Meghan duken perfekt në çdo fotografi!

Mediale Vip

I dinë të gjitha truqet: Qe përse Kate dhe Meghan duken perfekt në çdo fotografi!

Më: 28 mars 2019 Në ora: 07:55
Kate dhe Meghan

Edhe Meghan Markle dhe Kate Middleton janë shumë sharmante dhe elegante me ndjenjën e mrekullueshme për stil dhe sjellje të mira

Aftësia e tyre që të duken madhështore në të gjitha fotografitë është me siguri njëra ndër karakteristikat e pabesueshme të tyre.

Kemi mësuar që kjo nuk është magji e cila i bën të përsosura, por disa truqe të mençura!

Dukja natyrale

Pa marrë parasysh çfarë bëjnë këto dama, pa marrë parasysh a janë në takim zyrtar apo kalojnë kohën me familjet e tyre, grimi i tyre është gjithmonë minimal dhe natyral.

Tonet e qarta, buzëkuqi neutral për buzë dhe ndonjë shkëlqyes u ndihmojnë dukeshave të duken natyrshëm, por sërish fascinante.

Shmangin kontaktin

Kate Middleton zakonisht nuk shikon direkt në kamerë. Në shumicën e fotografive shikon anash. Kështu, të gjitha fotografitë e saj duken të mrekullueshme, posaçërisht nëse është fotografuar duke qenë në lëvizje.

Kanë qëndrim të mirë

Shpina e drejtë dhe e relaksuar dhe mjekra paralel me dyshemenë janë truqe të vogla, por karakteristika jashtëzakonisht të rëndësishme të cilat femrave u japin dukje elegante.

Vërtet është e komplikuar të kesh qëndrim të mirë derisa bartni këpucë me taka të larta, mirëpo Kate dhe Meghan shkëlqyeshëm përballen me këtë sfidë – këmbët dhe kërdhokullat të kthyera përpara dhe torzo vertikale.

Supet në drejtim të kamerës

Nëse i drejtoni supet dhe i ktheni saktësisht ndaj kamerës, do të theksoni belin dhe do t’i bëni të duken këmbët tuaja më të gjata dhe më të holla.

Ngjyrat dhe materialet e veshjeve janë të rëndësishme

Sipas rregullës, dukeshat nuk kombinojnë shumë ngjyra të ndryshme. Mirëpo, as Kate, as Meghan nuk frikësohen që t’i kombinojnë ngjyrat e shndritshme me ato klasike.

Ato gjithashtu theksojnë belin duke bartur kollanë apo shirita.

Shpesh buzëqeshin

Pa dyshim, të dy dukeshat kanë buzëqeshje magjike.

Vështirë është të gjesh fotografi në të cilën dukeshat nuk duken bukur dhe miqësore, edhe pse paparacët i ndjekin në çdo hap.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat