Anduena Tahiri: Fjalë nuk du!

Mediale Vip

Anduena Tahiri: Fjalë nuk du!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:10
Anduena Tahiri: Fjalë nuk du!

“Fjalë nuk du”, është kënga me e re e këngëtares së mirënjohur Anduena Tahiri!  Kënga “Fjalë nuk du” ka shumë domethënie dhe që prek pothuajse të gjitha shtresat e shoqërisë tonë. Anduena përmes kësaj kënge përçon mesazh të qartë, sidomos për gjeneratën e re. 

Image

“Aftësia për të bërë dikë të ndjej diçka është art. Kënga nuk mbyllet asnjëherë dhe unë po ndaj me ju dhuratën. 
Shpresoj të ju gjej mirë në këta tinguj dhe në pasionin tim për këngën”, ka thënë mes të tjera Anduena e cila është edhe drejtoreshë në ‘A-MOL”.

Image

Anduena njihet me shpirt human, motivuese e të rejave dhe njëherësh ka edhe temperamentin kur dikush e thotë atë që nuk është e vërtetë!

Image

Mbi të gjitha ka karakter të jashtëzakonshëm, është e vendosur në objektivat që ka para vetes dhe pretendon të vazhdojë me suksese qoftë në rrafshin kombëtar qoftë ndërkombëtar.

Image

Krejt në fund, Anduena punon me përkushtim me brezin e ri dhe me synime që të arrijë suksese në festivalet e ndryshme, sidomos gjatë këtij viti ka edhe disa projekte të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat