Edona Shala së shpejti me klip të ri

Mediale Vip

Edona Shala së shpejti me klip të ri

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:49
Edona Shala

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Edona Shala, për fansat e saj dhe për adhuruesit e muzikës Popullore Shqiptare paralajmëron se është në përpunim të këngës më të re.

Ajo pa dashur të jep shumë detaje tregon për gazetën “Bota sot”, se para fillimit të sezonës së dasmave do të publikojë një këngë e cila do të shoqërohet me videoklip. Kënga pritet të jetë një bum i ri për këngëtaren.

Edona për gazetën “Bota sot” thotë së do vijë me surpriza të bukura, pasi që tashme ka dhe një menaxhment profesional dhe gjithçka që i duhet një artisteje të re në skenë. Ndërsa për fansat dhe njerëzit që e dëgjojnë, duke dashur t`i falënderoj për përkrahje, thotë se s`do i zhgënjejë asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat