Kylie Jenner sërish shtatzënë?

Mediale Vip

Kylie Jenner sërish shtatzënë?

Më: 28 mars 2019 Në ora: 15:11
Kylie Jenner

Kylie Jenner mund të jetë shtatzënë sërish dhe në pritje të një vogëlusheje, të paktën nëse e besoni euforinë e Instagramit.

21 vjeçarja ka nxitur thashetheme se ajo mund të bëhet sërish nënë pas një fotografie që ka postuar në llogarinë e saj në këtë rrjet social.

Me siguri se mendoni se ajo ka postuar një fotografi ku i shihet barku i fryrë, por nuk është kështu.

E gjitha ka nisur nga fotografia ku miliarderja më e re në botë ka shfaqur thonjtë e saj të lyer me ngjyrë rozë.

Mund të duket qesharake, por fansat besojnë se Kylie Jenner kështu po dërgon mesazhin se është duke e pritur fëmijën e saj të dytë.

Në fotografi shihet edhe dora e shoqes së saj të ngushtë që i ka thonjtë e lyer me ngjyrë të kaltër të hapur.

Qysh prej kohës kur Jenner ka lindur vajzën e saj Stormi, fansat vazhdimisht kanë kërkuar që ajo dhe Travis Scott të kenë edhe një fëmijë.

Themeluesja e Kylie Cosmetics ka rrëfyer se dëshiron më shumë fëmijë derisa së fundmi ka pranuar se ajo mezi po pret ta rrisë familjen e saj, por nuk është akoma gati për këtë.

Kylie Jenner është bërë nënë e fëmijës së saj të parë me reperin Travis Scott në muajin shkurt të vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat