Delevingne: Më shumë do bëja seks se të dilja jashtë

Mediale Vip

Delevingne: Më shumë do bëja seks se të dilja jashtë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 21:47
Modelja e njohur momentalisht është e lidhur me aktoren Ashley Benson.

Cara Delevingne foli rreth seksualitetit të saj dhe gjërave të tjera në një intervistë të fundit.

“Dikur shkoja në klube, por tani më shumë do të rrija brenda të bëja seks se të dilja”, deklaroi ajo. Duke shtuar se virgjërinë e kishte humbur në moshën 18-vjeçare.

“Jam shumë e mirë në dhënie të dashurisë dhe jo në marrje. E njëjtë jam edhe në shtrat. E gjej të vështirë të pranoj kënaqësi, dashuri dhe gjëra të tilla, kështu pra më pëlqen të jap”, shtoi Cara, para se të thoshte se “mund të lejojë kënaqësi”, por e ka të vështirë ta gjejë personin.

“Ka shumë njerëz që janë super tërheqës dhe flirtojnë me ju , por me pas ti bën seks me të dhe i sheh se janë të tmerrshëm”.

“Më pëlqejnë njerëzit që janë të matur, sepse atëherë kur hyjnë në dhomë të gjumit me ju janë të mrekullueshëm. Është si një transformim i tërë”.

“I kam gjetur të tillë më parë, sigurisht”, shtoi ajo.

“Filmat, fantazitë dhe librat ishin të mahnitshëm për mua dhe mësova aq shumë gjëra prej tyre. Për këtë arsye asnjëherë nuk kam dashur ta pranoj orientimin tim seksual. Të gjitha princeshat e Disney  pëlqejnë burrat dhe kështu zakonisht funksionon, dhe unë nuk do të mund të jem princeshë nëse nuk i dua djemtë”, përfundoi  Delevingne.

Modelja e njohur momentalisht është e lidhur me aktoren Ashley Benson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat