Reagon djali i heroit, Ragip Halilaj: "Mos bëni ndarje të heronjve që u vranë së bashku"

Mediale Vip

Reagon djali i heroit, Ragip Halilaj: "Mos bëni ndarje të heronjve që u vranë së bashku"

Nga: BS Më: 29 mars 2019 Në ora: 17:50
Reagon djali i heroit, Ragip Halilaj: "Mos bëni ndarje të heronjve që u vranë së bashku"

Në lidhje me vendimin e Komunës së Drenasit, për ngritjen e shtatoreve të heronjeve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra e Bedri Shala në sheshin “Fehmi Lladrovci”, kështu duke bërë ndarje të heronjëve që janë vrarë në të njëjtin vend, nga e njëjta pushkë, ka reaguar edhe Drin Halilaj, djali i heroit Ragip Halilaj. Drini Halilaj, djali i heroit Ragip Halilaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka shkruar:

“Me 30 maj 1999 në të njejtin vend, nga e njejta pushkë, në të njejtën emblem, për të njejtin qëllim.” Këtij shkrimi Drini i ka vendosur edhe foton e heronjëve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, të cilët kishin qenë së bashku duke luftuar kundër armikut kur kishin mbetur të dy të vrarë. Me këtë vendim, Komuna e Drenasit bënë ndarje të heronjëve, duke i zhgënjyer familjet e heronjëve!BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat