Pas deklaratës së dashurisë nga Justin Bieber, vjen reagimi i parë nga Selena Gomez

Mediale Vip

Pas deklaratës së dashurisë nga Justin Bieber, vjen reagimi i parë nga Selena Gomez

Më: 29 mars 2019 Në ora: 23:37
Justin Bieber dhe Selena Gomez

Vetëm disa ditë më parë këngëtari Justin Bieber ka habitur me përgjigjen e tij drejtuar një fansi se ai ‘e ka dashur dhe e dashuron ende Selenën, por që ishte me gruan që dëshironte për të qenë bashkëshortja e tij’.

Përmes këtij komenti Bieber theksoi se nuk ishte martuar me Hailey për të mërzitur këngëtaren Selena Gomez. Ndërkohë Gomez pas kësaj deklarate nuk kishte publikuar asnjë në rrjete sociale deri  ditën e djeshme. Ajo publikoi një foto të vitit 2018 e veshur me një fustan të kuq ku dukej seksuale.

“Kujtim”, ka shkruar ajo krahas fotos dhe për mediat e huaja ky ishte një reagim ndaj atyre që tha Bieber më parë. Vetëm pak muaj më parë Selena kaloi një periudhë të vështirë prej ndarjes nga Bieber dhe tashmë po mundohet të marrë veten duke qëndruar pranë njerëzve të dashur si dhe duke bërë muzikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat