Nicolas Cage i dehur me paraqitje bizare në gjykatë

Mediale Vip

Nicolas Cage i dehur me paraqitje bizare në gjykatë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 23:52
Nicolas Cage dhe Erika Koike

Aktori Nicolas Cage (55) kohët e fundit e kërkoi lejen për martesën e tij të katërt pas lidhjes njëvjeçare me grimeren Erika Koike (34), për të cilën nuk dihet shumë. Çifti në publik është parë vetëm disa herë në këtë periudhë, por si duket Cage ende beson në institucionin e martesës dhe planifikon të dalë përsëri para altarit.

Megjithatë, gazeta britanike The Daily Mail ka siguruar një xhirim në të cilin aktori e kishte bërë një skenë goxha bizare gjatë procesit të marrjes së lejes në Las Vegas, ku me të mbledhurit vendosi t’i ndante disa gjëra.

“Ajo do të m’i marrë të gjitha paratë. Ishi i saj është diler”, – sillej vërdallë dhe çirrej Cage ndërsa Koike dukej mjaft e qetë në të gjithë situatën.

Aktori, pohon dëshmitari okular për revistën britanike, ka shumë të ngjarë të ishte nën ndikimin e alkoolit dhe jostabil, por si duket çifti më në fund i nënshkroi dokumentet e kërkuara. “Nuk të detyrova për këtë”, – i thotë Erika atij në videon në të cilën ai përpiqet ta qetësojë situatën duke e tërhequr anash. Aktori hollivudian pas vetes tashmë i ka tri martesa të dështuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat