Aktorja e famshme amerikane vishet nga kreatorja shqiptare

Mediale Vip

Aktorja e famshme amerikane vishet nga kreatorja shqiptare

Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:44
Naturi Naughton

Aktorja e njohur amerikane, Naturi Naughton është veshur nga kreatorja e famshme, Lia Stublla.

Aktorja e cila në llogarinë e saj personale, Instagram numëron mbi dy milionë ndjekës promovon veshjen e dizajneres shqiptare.

Naturi duket tejet seksi në fustanin e shkurtër, gjersa ka zbuluar më shumë se ç’duhet nga linjat e saja trupore.

Naughton u bë e njohur në disa seriale e filma përfshirë, “The Client List”, serialit “The Power”, si dhe serisë së njohur “The Playboy Club”.

Lia Stublla pëlqehet mjaft shumë për kreacionet e veçanta që bën, që mund t’i shihni edhe në emra të njohur jashtë trojeve shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat