Pasi u grushtua në emision nga Frashër Krasniqi, Milaim Zeka tregon se a flet me të

Mediale Vip

Pasi u grushtua në emision nga Frashër Krasniqi, Milaim Zeka tregon se a flet me të

Më: 31 mars 2019 Në ora: 12:31
Përleshja

Deputetët Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka ishin përleshur fizikisht në një studio të emisionit gjatë viti 2017.

Përleshja kishte ndodhur pas një debati të ashpër në mes të dy deputetëve, njërit nga Vetëvendosje e tjetrit nga Nisma.

E pas kaq kohesh, deputeti Nisëm, Milaim Zeka në “Mirage” , ka thënë se Frashër Krasniqi asnjëherë nuk i kishte kërkuar falje për këtë gjest.

Zeka po ashtu ka thënë se nuk flet me Krasniqin, por që nuk ka menduar që të hakmerret ndaj tij.

“Nuk kam mujt me imagjinu që një deputet në një studio live e sulmon kolegun e vet. Frashëri asnjëherë nuk ka kërkuar publikisht falje për një gjest të tillë që ka bë, nuk flas me të, nuk kam nevojë me ia fal, nuk jam njeri hakmarrës, mendoj që hakmarrja i takon vetëm Zotit nuk na takon neve. Nëse Frashëri më ka lënduar mua fizikisht dhe fëmijet e mi psiqikisht ia kthen Zoti- nuk dihet ku e then qafen”, ka thënë Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat