Flori Mumajesi bëhet nostalgjik, kujton kohën kur ishte pjesëmarrës në ‘Top Fest 1’

Mediale Vip

Flori Mumajesi bëhet nostalgjik, kujton kohën kur ishte pjesëmarrës në ‘Top Fest 1’

Më: 31 mars 2019 Në ora: 14:16
Flori Mumajesi

Ishte viti 2004 kur në Shqipëri u krijua një festival muzikor, ku dominonte muzika moderne. Të shumtë kanë qenë artistët të cilët zgjodhën të merrnin pjesë në ‘Top Fest’, mes tyre dhe producenti i suksesshëm Flori Mumajesi.

‘Ka natë, ka dhe ditë’ ishte kënga prezantuese e Florit, një adoleshenti që ndoshta nuk e kishte menduar që ky hit do të dëgjohej edhe pas një dekade nga lançimi. Mumajesi mesa duket është bërë nostalgjik dhe pak minuta më parë  ka ndarë me fansat në ‘Instagram’ videon e këngës.

Komentet nga ndjekësit e tij kanë qenë të shumta, të cilët e cilësojnë ‘këngë të pavdekshme’.

 

#kanatekadhedite ??

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Kujtojmë që pjesëmarrës në ‘Top Fest 1’ kanë qenë dhe artistë shumë të njohur sot si Ermal Fejzullahu, Alban Skënderaj apo Shpat Kasapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat