Kylie Jenner pranon se e ndihmoi edhe familja për t’u bërë miliardere

Mediale Vip

Kylie Jenner pranon se e ndihmoi edhe familja për t’u bërë miliardere

Më: 1 prill 2019 Në ora: 11:01
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka sqaruar titullin “selfmade” miliardere.

Pasi Forbes e renditi 21 vjeçaren si miliarderja më e re në botë, Kylie tha se u ndihmua edhe nga familja e saj dhe lidhjet e tyre.

Gjatë një interviste kohëve të fundit për New York Times, Kylie pranoi se ajo nuk mund të thotë se është bërë vet miliardere.

“Nuk mund të them se e kam bërë vet. Nëse ata flasin vetëm për financat, teknikisht, po, nuk kam para të trashëguara. Por kam pasur shumë ndihmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat