Bleona i uron ditëlindjen dashnisë së jetës, nuk do t'ua marrë mendja kush është

Mediale Vip

Bleona i uron ditëlindjen dashnisë së jetës, nuk do t'ua marrë mendja kush është

Më: 1 prill 2019 Në ora: 15:21
Bleona Qereti

Bleona Qereti ka bërë një urim të ëmbël me një postim në Instagramin e saj.

Sot Bleona po feston ditëlindjen e shtatë të qenushit të saj.

Këngëtarja shqiptare madje e ka quajtur qenin si ‘dashuria e jetës së saj’ në urimin që ka shkruar në Instagram.

Bleona ka postuar një foto të bukur të qenit Jonny, ndërsa ka treguar se i ka mbushur shtatë vite.

Ajo madje i ka hapur një profil në Instagram qenushit, ku vazhdimisht poston foto të tij dhe shihet se gjatë gjithë kohës është e shoqëruar nga ai.

Bleona akoma po qëndron mes Amerikës dhe Shqipërisë, ndërsa po mundohet të lulëzojë karrierën e saj në vendin e ëndrrave.

Megjithatë, kudo që ndodhet duket ajo nuk po i ndahet Jonny.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat