A po heq dorë Cameron Diaz nga aktrimi?

Mediale Vip

A po heq dorë Cameron Diaz nga aktrimi?

Më: 1 prill 2019 Në ora: 19:13
Cameron Diaz

Cameron Diaz është një nga aktoret më të njohura dhe të talentuara në Hollywood.

Por, duket se ajo e ka lënë mënjanë karrierën e saj si aktore.

Të paktën kështu ka deklaruar një burim i afërt me aktoren për revistën People duke thënë se Diaz në këtë fazë të jetës nuk është e interesuar të merret me aktrim, me kohë të plotë.

“Kishte momente gjatë punës së saj kur ajo ishte aq e zënë me xhirimet e filmave sa nuk gjente dot kohë për veten”.

“Këto ditë për të kanë marrë fund, por megjithatë ajo nuk do të tërhiqet krejtësisht nga aktrimi – mund të marrë disa role, por jo ashtu si dikur”, ka thënë ky burim për revistën.

Viteve të fundit, 46 vjeçarja Diaz ka zhvendosur fokusin e saj herë në aktrim dhe herë në rolin e saj si ambasadore e të jetuarit shëndetshëm.

Në vitin 2013, ajo ka publikuar mlibrin e saj bestseller “The Body Book” që u pasua me “The Longevity Book” në vitin 2016 në të cilin ajo ndau sekretet e saj për t’u plakur bukur.

Në vitin 2015, Diaz ka kurorëzuar dashurinë e saj me anëtarin e grupit “Good Charlotte”, Benji Madden.

“Cameron ndihet më mirë për gjithçka në jetën e saj prej kur është martuar me Benji. Ajo më herët kishte disa lidhje të dështuara, por te Benji ka gjetur diçka tjetër”,  ka thënë burimi i lartpërmendur.

Para se të takohej me tashmë burrin e saj në vitin 2014, Diaz ishte në lidhje me personazhe shumë të njohura si Matt Dillon, Jared Leto, Justin Timberlake dhe Alex Rodriguez

Diaz dhe Madden janë martuar shtatë muaj pasi janë takuar dhe tre muaj pasi janë fejuar.

“Cameron dhe Benji kanë një jetë shumë të mirë së bashku dhe janë jashtëzakonisht të lumtur. Jeta e qetë që po e kalon tani me Benji është diçka që ajo e ka dashur gjithmonë”, kanë thënë burime pranë aktores duke shtuar se ajo preferon që jeta e saj private të jetë larg syrit të publikut dhe mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat