Mediat zvicerane shkruajnë për këngëtaren kosovare që do të bëhet Ariana Grande e dytë!

Mediale Vip

Mediat zvicerane shkruajnë për këngëtaren kosovare që do të bëhet Ariana Grande e dytë!

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:09
Aurora Zeka

15 vjeçarja Aurora Zeka, po konsiderohet në Zvicër talente e jashtëzakonshme, ndaj dhe i kanë kushtuar artikull për këngët e saj të realizuara.

”Edhe si fëmijë, doja të bëhesha të këngëtare”, është shprehur ajo për Blick.ch, ndërsa ka pranuar që tani është duke e jetuar ëndrrën e saj.

Talenti i adoleshentes, me banim në Zvicër, ishte zbuluar përmes Instagramit, ndërsa deri tani ajo ka dy këngë.

Klipi i këngës ”Po Du” arriti në Youtube rreth 300 mijë klikime ndërsa në Instagram ajo tani ndiqet nga 61 mijë fansa.

Aurora Zeka ka treguar se ka qëllime të mëdha në karrirën e saj ndërsa ka përmendur edhe një yll ndërkombëtar të cilën ajo pretendon t’ju shkojë hapave të saj.

“Unë dua të jem Ariana Grande e dytë. Dhe unë ëndërroj të bëj një turne botëror “, thotë ajo.

Veç kësaj këngëtarja nga Kosova me banim në Zvicër, thotë se nuk i mjafton vetëm muzika për karrierën e saj, pasi ajo synon të jetë edhe Juriste, pasi ka vendosur të studiojë në Harvard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat