Dedikim për Florin? Ja fotografia që publikoi Fifi dhe e fshiu shpejt

Mediale Vip

Dedikim për Florin? Ja fotografia që publikoi Fifi dhe e fshiu shpejt

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:31
FIfi

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi, po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit me titull “Akoma”.

Fifi e publikoi këngën me tekst të shkruar nga vetë ajo në ditën e saj të lindjes, më 31 mars.

Kanë qenë të shumtë kolegët e saj që e kanë mbështetur dhe i kanë uruar suksese. Mes tyre është edhe kantautori i njohur, Flori Mumajesi, i cili publikoi në profilin e tij në “Instagram” një pjesë të këngës.

Kujtojmë se ata janë përfolur për një romancë mes tyre, por që asnjëri nuk e ka pranuar, duke vijuar bashkëpunimet në tregun muzikor.

Më pas u tha se dyshja i kishte prishur marrëdhëniet dhe se nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”.

Por ditën e sotme, Fifi i ka ngjallur sërish dyshimet teksa publikoi një foto ku në të shkruhej “F2”. Nuk dihet nëse i referohej emrit të saj dhe Florit që nisin me shkronjën “F”.

Gjithsesi, këngëtarja vendosi që foton ta fshinte para se ta shikonin të gjithë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat