Gresa Behluli ditë më parë kurorëzoi me martesë lidhjen e saj 10 vjeçare me Lulëzim Ibrahimin.
Një dasmë me një organizim përrallor ku përveç familjarëve, të shumtë ishin të ftuarit nga estrada, kolegë të këngëtares.
Mirëpo, nuk ka munguar edhe këshilla e nënës së saj, Shkurte Fejzës për Gresën në raport me vjehrrën.
“Këshilla ime është me pas respekt për familjen e burrit. Me respektu dashurinë për bashkëshortin e saj, pasi kanë njohje të gjatë. Me qenë mirënjohëse ndaj të gjithëve, me qenë e mirëkuptueshme”, tha Shkurte Fejza.