Ardiana Rama braktis politikën, i kthehet shkencës

Mediale Vip

Ardiana Rama braktis politikën, i kthehet shkencës

Më: 4 prill 2019 Në ora: 15:48
Ardiana Rama

Këngëtarja Ardiana Rama ka vendosur që përfundimisht të heq dorë nga politika dhe t’i përkushtohet shkencës. Ajo shumë shpejt do të nis studimet e doktoraturës në Alma Mater Studiorum, Universitet në Bolognia të Italisë.

Mirëpo, ajo para se të zhvendoset atje këto ditë thotë se është përkushtuar një projekti, i cili I kishe mbetur në gjysmë, për të cilin ajo faleminderon mikun e saj Blerim Destanin që e kishte motivuar.

“Jam shumë e lumtur që do ta finalizoj, por nuk dëshirojë të zbuloj më shumë, sepse do që të jetë befasi” ka treguar ajo.

Po ashtu, këngëtarja Rama gjatë zgjedhjeve të fundit lokale në vend ishte kandidate për deputete në asamblenë komunale të Vushtrrisë. Mirëpo, ajo thotë se tash më nuk është pjesë e kësaj partie, por edhe asnjë partie tjetër politike që operojnë në vendin tonë.

Po ashtu, përveç të tjerave ajo ka paralajmëruar se së shpejti do te vjen me një sete te ri fotografish te cilat do t’i realizoj me fotografin e njohur me fame botërore Fadil Berisha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat