Angelina Jolie do të kandidojë për presidente?

Mediale Vip

Angelina Jolie do të kandidojë për presidente?

Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:17
Angelina Jolie

Angelina Jolie nuk e përjashton mundësinë për të kandiduar në politikë.

Aktorja 43-vjeçare, e cila është e dërguara e posaçme e Kombeve të Bashkuara, tha për revistën “People” “kurrë mos thuaj kurrë!” duke i bërë të gjithë ta mendojnë atë si presidentja e ardhshme e SHBA-ve.

Megjithatë, Jolie shtoi se për momentin ajo është “duke kërkuar të tjerë persona për të qenë udhëheqës”.

Në rolin e saj në Komisionin e Lartë të Refugjatëve të OKB-së, Jolie kohët e fundit u ka bërë thirrje vendeve të vendosin më shumë gra paqeruajtëse për të parandaluar dhunën seksuale kundër refugjatëve.

Jolie tha se “ne duhet të ndryshojmë ligjet që i trajtojnë gratë si qytetare të klasës së dytë”.

Që nga divorci me Brad Pitt më shumë se dy vite më parë, Jolie është përkushtuar te 6 fëmijët e tyre dhe puna e saj.

Ajo përfundoi rolin e saj të parë filmik në katër vjet me filmin “Maleficent: Mistress of Evil” që do të publikohet në tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat