Bën ndërhyrje estetike për gjoksin, ndërron jetë stilistja meksikane!!

Mediale Vip

Bën ndërhyrje estetike për gjoksin, ndërron jetë stilistja meksikane!!

Më: 4 prill 2019 Në ora: 19:23
Ana Corona

Në mesin e klientëve të saj kishte emra të njohur si Lucero, Gloria Trevi, Gaby Spanic e Lupita Jones.

Ana Corona, stilistja meksikane e yjeve, ka ndërruar jetë në moshën 28 vjecare pas një ndërhyrjeje estetike, që duhet të kalonte pa probleme. Edhe pse nuk ka ende një deklaratë zyrtare për vdekjen e saj, gazetarja Nelssie Carillo si dhe një sërë site-sh si  Publimetro, shkruajnë se vajza e re ishte operuar nga mjeku Iván Fragoso ne vendlindjen e vetj,  Guadalajara.

Corona do të bënte nje zvogëlim dhe ngritje të gjoksit. Por prerja e tepruar e mekut, gjithmonë sipas mediave vendase, I ka shkaktuar një infeksion bakterial që I kushtoi jetën. Ajo vetë ishte ankuar pas operacionit për qendrën ku u operua. Stilistja ishte përkeqësuar ndjeshëm gjatë kohës së rekuperimit nga ndërhyrja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat