Ava Max: Ndihem shqiptare, jam mësuar të mos dorëzohem

Mediale Vip

Ava Max: Ndihem shqiptare, jam mësuar të mos dorëzohem

Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:14
Ava Max

Ajo tha se është diskriminuar për faktin që ka qenë shqiptare, por e ka bindur veten se duhet të vazhdojë rrugën e saj.

“Jam ndjerë e refuzuar për faktin se kam qenë shqiptare, kjo më ka ndodhur veçanërisht në Karolinën e Jugut. Nuk e kam ndjerë veten si pjesë të shoqërisë, megjithatë kuptova se duhet të vazhdoja pavarësisht gjithçkaje”, tha ylli i popit.

Ava Max ka thënë se ndihet shqiptare, ndërsa ka thënë se vendi i saj i origjinës shquhet për femra të forta të cilat e thonë mendimin e tyre.

Këngëtarja shqiptare ka thënë se prindërit e saj kanë bërë 3 punë në mënyrë që të blinin një shtëpi, dhe kjo për të ka shërbyer si mësim që asnjëherë të mos dorëzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat