Shkurorëzim rekord mes Jeff dhe MacKenzies Bezos

Mediale Vip

Shkurorëzim rekord mes Jeff dhe MacKenzies Bezos

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:18
Jeff dhe MacKenzies Bezos

Ajo u shkurorëzua nga njeriu më i pasur në botë, themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos dhe mori me vete 35.6 miliardë dollarë.

Bezos dhe MacKenzie bënë një marrëveshje që ajo të mbante 4% të aksioneve në kompanisë “Amazon”.

Pjesë e ujdisë ishte që MacKenzie të hiqte dorë nga aksionet në gazetën Washington Post dhe firmën e udhëtimit hapësinor “Blue Origin”.

Mirëpo, llogaritjet nuk kanë shkuar keq për MacKenzie, që sipas “Forbes” tashmë ajo bëhet gruaja e tretë më e pasur në botë.

Deri më sot, shkurorëzimi me faturën më të kripur i takonte atij mes tregtarit të arteve, Alec Wildenstein dhe ish-gruas së tij, Jocelyn me 3.8 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat