Çifti mbretëror që u njoftua në Kosovë i japin fund martesës

Mediale Vip

Çifti mbretëror që u njoftua në Kosovë i japin fund martesës

Më: 5 prill 2019 Në ora: 20:18
Çifti mbreterore

Princi Louis i Luksemburgut dhe Princesha Tessy i kanë dhënë fund martesës së tyre, shkruan Insajderi.

Princi është djali i tretë i dukës Henri dhe dukeshës Maria Teresa të Luksemburgut dhe tani jeton në Paris.

Princesha Tessy ishte duke shërbyer për OKB kur ajo u njoftua me princin Louis, i cili po vizitonte trupat në Kosovë.

Ajo ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 2004 si pjesë e ekipit BELUKOS 13/15

Ata u martuan në shtator të vitit 2006, gjashtë muaj pas lindjes së djalit të tyre Gabriel.

Pas një viti ata sollën në jetë edhe djalin e tyre të dytë, Noah.

Martesa kontraversale e tyre erdhi drejtë fundit dhjetë vite pas njohjes së tyre.

Historia e tyre e dashurisë morri zemrat e njerëzve rreth botës, po ashtu lajmi shokues për ndarjen e tyre.

Gjykata vendosi që Princesha dhe fëmijët të jetojnë në shtëpinë që qifti e ndau së bashku për një kohë të gjatë.

Princesha tha se familja mbretërore e princit do t’i ndihmonte atij të paguante shumën e divorcit që i takonte asaj, duke kërkuar kështu 1.5 milion funte për të blerë një shtëpi të re për atë dhe djemtë e saj.

Por  gjyqtari vendosi se familja mbretërore përfaqësonte një burim financiar ku gjyqi mund të mbështetej.

Në vendimin që u morr, princi duhet të paguaj 75 funte për  kujdesin e secilit djalë në javë, por më vonë u vendos që ai të paguante 4 mije funte për secilin djalë në vit.

Ndarja e qiftit nuk u prit mirë nga masa, të cilët ishin determinuar të  martoheshin nga dashuria dhe martesa e tyre kishte qenë një përrallë që të gjithë e fantazonin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat