Meghan dhe Harry thyejnë rekordin e Guinnessit – “një milion” pëlqime për 6 orë

Mediale Vip

Meghan dhe Harry thyejnë rekordin e Guinnessit – “një milion” pëlqime për 6 orë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 21:33
Princi Harry dhe bashkëshortja Meghan Markle

Princi Harry (34) dhe bashkëshortja Meghan Markle (37) dië më parë e hapën profilin në Instagram dhe u bënë rekorderët e rinj të Librit të Guinnessit, dhe njëkohësisht edhe të Instagramit. Në një afat prej 5 orësh dhe 45 minutash ata i mblodhën një milionë adhurues.

Rekordin para tyre e mbante këngëtari i Koresë së Jugut K-pop Kang Daniel dhe Papa Françesku, të cilëve ju deshën dy herë më shumë kohë për këtë.

Çifti i preferuar mbretëror tani i ka rreth 3.3 milionë ndjekës.

Image

“Mirë se erdhët në profilin tonë zyrtar të Instagramit, jemi të gëzuar që do ta ndajmë punën që na motivon, gjërat që i mbështesim, njoftimet e rëndësishme dhe mundësinë për të sqaruar çështje të rëndësishme. Ju falënderojmë për mbështetjen dhe mirë se erdhët në @sussexroyal”, – shkruajnë ata në postimin e parë në profil duke e pasuar me një seri fotografish të përbashkëta.

Në postimin e dytë, ata postuan më shumë fotografi të vizitës së princit Harry në një shoqatë humanitare e cila merret me fëmijët dhe të rriturit me probleme mendore.

Ndër të famshmit të cilët i ndjekin janë dy emra si aktorja Blake Lively, Emma Roberts dhe futbollisti David Beckham dhe të tjerë. Meghan kështu e bëri të ditur kthimin në rrjetet sociale pasi i mbylli profilet sociale dhe aktivitetet në to.

Me publikun ata janë gjithashtu të lidhur me profilet zyrtare të Pallatit Kensington, i cili informonte për aktivitetet e çiftit mbretëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat