Pas ndarjes nga Zerka, Ronela Hajati bën namin në Portugali

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Zerka, Ronela Hajati bën namin në Portugali

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:29
Ronela Hajati

Për Ronela Hajatin këto javët e fundit mund të mos jenë edhe shumë të qeta sa i përket çështjeve të zemrës, por ama duket se karriera e saj është në ditët më të mira. Pas lajmit se artistja dhe partneri i saj Young Zerka i kanë dhënë fund lidhjes disavjeçare, lajmet të mira janë në horizont për të!

E ftuar në një intervistë për emisionin “Mirage” 29-vjeçarja ka treguar se këngët e saj po korrin sukses në Portugali e ndaj shumë shpejt ajo do të jetë e ftuar në një nga emisionet, që siç e cilësoi edhe vet, është më i shikuari atje.

Jo vetëm kaq por, Ronela është në tratativa për të realizuar edhe një bashkëpunim muzikor me drejtuesen e emisionit në fjalë e cila, është edhe një showgirl e njohur në Portugali. Këngëtarja deklaroi se nuk mund të zbulonte diçka më shumë duke qenë se projekti në fjalë është ende në fazën e bisedimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat