Shume prej figurave të njohura publike i kanë dhënë fund beqarisë së tyre.
Pjesë e shumë mediave rozë ishte kanagjegji i këngëtares Gresa Behluli e së fundmi edhe martesa e djalit të Remzie Osmanit.
Sot po bëhet edhe një tjetër, e kësaj radhe në familjen e presidentit Hashim Thaçi, i cili e marto djalin e vëllaut të tij, Kushtrim Thaçin.
Martesa e Kushtrim Thaçit me Edona Ahmetin po mbahet në hotelin Emerald në Prishtinë dhe aty të pranishëm janë shumë figura të njohura nga jeta publike.
Në mesin e tyre është edhe menaxheri i njohur i estradës dhe njëri nga pronarët e Zone Club, Dekor Sahiti.
Ai e ka postuar një fotografi me presidentin Thaçi dhe gruan e tij.