Ameli lë ''pa punë'' mamin dhe babin, në shtëpinë e Miriamit dhe Albanit këndon vetëm 3-vjeçarja e talentuar

Mediale Vip

Ameli lë ''pa punë'' mamin dhe babin, në shtëpinë e Miriamit dhe Albanit këndon vetëm 3-vjeçarja e talentuar

Më: 7 prill 2019 Në ora: 15:35
Albani, Mirami dhe Ameli

Dashuria e Miriam Canit dhe Alban Skënderaj do të lindte nga një këngë, për t’u kurorëzuar në një karrierë të suksesshme në muzikë, dhe jo vetëm. Çifti aq shumë i dashur për publikun, jo vetëm që kanë ditur të rezistojnë në skenë, por edhe të ruajnë me fanatizëm dashurinë e familjen e tyre të bukur. Një tablo që do të plotësohej më së miri me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Ameli, ndoshta simfonia më e bukur për të dy artistët e mirënjohur.

Ata publikojnë shpeshherë foto në ‘Instagram’ shkëputur nga momentet që kalojnë bashkë si familje, apo nga momentet kur Ameli luan muzikë në piano. Së fundmi, Miriami ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku dëgjohet zëri i ëmbël i vogëlushes, e cila i këndon mamit një ninullë.

“Erdhi dita të më vërë Ameli mua në gjumë”, ka shkruar Miriami. Mesa duket, me rritjen e Amelisë dhe lidhja e tyre sa vjen dhe përforcohet më shumë. Me dy prindër të talentuar si Miriami dhe Albani dhe me një zë si të Amelisë, me siguri në të ardhmen do ta shohim të ndjekë dhe vogëlushja rrugën e muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat