Flet Erion Veliaj, tregon se kur vendosi të martohej me Ajolën

Mediale Vip

Flet Erion Veliaj, tregon se kur vendosi të martohej me Ajolën

Më: 7 prill 2019 Në ora: 22:09
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

Siç dihet muaj më parë ata u bënë për herë të parë prindër të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Kajan.

Mbrëmjen e të shtunës, Erioni ishte i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij private dhe ndër të tjera ka treguar dhe se kur ka kuptuar që Ajola është personi i duhur për t’u martuar.

“Nuk e di si është për femrat, por për një mashkull, pyetja sekrete që i bën vetes te koka e vet është: A mund të jetë kjo goca nëna e çunit tim? Nëse përgjigjja është po, është e duhura”.

“Kur i bëra këtë pyetje vetes, thashë: Po, një ditë Ajola mund të jetë mami i çunit tim dhe sot që është prej vërteti më rezulton që kisha të drejtë”, ka thënë Veliaj, citon xing.al.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat