Jack Perry që njihet si “Jungle Boy” është kthyer sërish disa javë pas vdekjes së babait të tij, Luke Perry.
21 vjeçari ka postuar një video në Instagramin e tij me një mesazh të ëmbël drejtuar fansave të tij.
“Nuk e di nëse do të jem gati, por unë jam kthyer. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe përkrahjen”, shkroi ai.
Luke vdiq muajin e kaluar nga një sulm në tru në moshën 52 vjeçare.
Ylli I “Beverly Hills, 90210” ishte i rrethuar nga familjarët e tij duke përfshirë edhe Jack, në çastet e fundit të jetës.
Jack është i njohur në sportin e mundjes.