Rita Ora sapo ka arritur në Kosovë

Mediale Vip

Rita Ora sapo ka arritur në Kosovë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 19:30
Rita Ora

Rita Ora ka arritur në vendlindje.

Këngëtarja kosovare me famë botërore erdhi në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë  (UNICEF).

Ajo para pak minutash ka ateruar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rita javë më parë është bërë pjesë e një fushate në bashkëpunim me brendin e njohur “Escada”, ku për çdo produkt të shitur, një pjesë e parave do të shkojë për bamirësi, për organizatën “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarat femra të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre. Donacionet do të financojnë përpjekjet e organizatës në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

Për ndryshe, këngëtarja ka mbajtur koncert madhështor në Prishtinë më 17 shkurt 2018 me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat