Pirro Çako zbulon amanetin e të atit para ndarjes nga jeta

Mediale Vip

Pirro Çako zbulon amanetin e të atit para ndarjes nga jeta

Më: 8 prill 2019 Në ora: 20:53
Pirro Çako

Kantautori i njohur Pirro Çako ishte i ftuar në “Rudina” për të folur për projektin e tij të fundit në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn “Sekreti im”.

Ndër të tjera këngëtari i njohur ndau me publikun disa nga emocionet më të bukura që jetoi me të atin.

I ati Gaqo Çako ndërroi jetë 8 muaj më parë. I emocionuar dhe i përlotur, Pirro tregoi se ndarja me të atin nuk ishte aspak e lehtë, ndonëse mjekët i kishin lajmëruar se nuk kishte kthim pas: Ndarja nga prindi është gjithmonë e vështirë…, – tha kantautori me zë të mekur.

“M’i kishte thënë amanetet që kishte për këngët. Madje, edhe këngët që donte të viheshin në homazhe. Në këngën “Udhët e atdheut më thërrasin”, në vargjet “biro, ardhsh i bardhë”, ai e ka thënë “Pirro, ardhsh i mbarë”.

“E kam thënë për ty, që ta kishe si kujtim…” i kishte thënë Gaqo Çako të birit për këtë këngë, ndaj edhe kur u përcoll për në banesën e fundit, familjarët nuk mund ta linin pa ia plotësuar këtë dëshirë që i dedikohej Pirros. Përgjithmonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat