Rekordi i Daniel Craig, aktori që ka luajtur me gjatë James Bond

Mediale Vip

Rekordi i Daniel Craig, aktori që ka luajtur me gjatë James Bond

Më: 10 prill 2019 Në ora: 06:16
Daniel Carig

Me 4.527 ditët e kaluara nën petkun e agjentit 007, Daniel Carig do të bëhet të mërkurën në 10 prill James Bondi më i gjatë në historinë e ikonës së sagës së famshme, duke thyer rekordin e Roger Bond (4526 ditë) dhe Sean Connery (Nëntë vjet).

Kur ‘Bondi 25’ të jetë në sallat e kinemasë, në 8 prill 2020 ndër të tjera do të jenë 14 vite të shfaqjes së tij të parë si aktori … me ‘licencë për të vrarë’.

Teksa Daniel është në pritje të titullit më të gjatë të Bond, kampioni Roger Moore mban akoma numrin më të madh të filmave, shtatë, të personazhit të James Bond.

Pierce Brosnan, që është shfaqur për herë të parë në filmin e Bond me ‘Goldeneye’, në 1995, ka kaluar shtatë vite me rolin ikonik përpara se t’ja dorëzojë pasardhësit të tij në 2002.

Ndërsa Timothy Dalton, që ka qenë agjenti 007 në ‘The Living Daylights’, në 1987, e ka luajtur rolin për tre vite dhe George Lazenby vetëm një rol herë me filmin e James Bond në 1969.

Suksesi dhe rekordi i Daniel vjen pasi aktori deklaroi në një intervistë në 2015: ‘Do të preferoja të prisja damarët se sa të interpretoja sërish në James Bond’.

Ishtë ‘CasinoRoyale’, në 2006, filmi i parë në të cilën Craig interpretoi, atëherë 38 vjeç, në rolin e 007 dhe tani, që është 51-vjeç, aktori britanik po punon për kapitullin e pestë dhe të fundit të sagës, me 12 orë seanca në ditë, sipas asaj që raporton Daily Mail… duke u përpjekur me të gjitha forcat për ta mbyllur sa më bukur karrierën me Bond.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat