Emocionohet Teuta Krasniqi, luan personazh që e krijoi babai i saj

Mediale Vip

Emocionohet Teuta Krasniqi, luan personazh që e krijoi babai i saj

Më: 10 prill 2019 Në ora: 06:24
Aktorja Teuta Krasniqi

Aktorja Teuta Krasniqi është aktivizuar përsëri, kësaj here me një rol të saj në Teatrin Kombëtarë të Kosovës

Teuta Krasniqi është shfaqur në shfaqjen “Bryma e vdekjes” që është një shfaqje e punuar me regji të regjisores, Burbuqe Berisha.

E veçanta e kësaj shfaqje është se ajo është shkruar nga dramaturgu, Milazim Krasniqi që është babai i Teutës.

E pas shfaqjes duket se Teuta ka përjetuar emocione dhe ia ka dedikuar një status të gjatë të cilin e ka publikuar në Instagram.

 

Premiera e drames “Bryma e vdekjes” mbreme ne Teatrin Kombetar te Kosoves. Shume shpesh lidhem ngushte me tekstin dhe me rolin qe me rastis me punu, por kesaj here kam pasur lidhjen dhe pergjegjesine me te fuqishme se cdo here tjeter. Jam shume krenare qe mu dha mundesia nga regjisorja jone e mrekullueshme @buqeberish qe ta jetesoj rolin e Haves te shkruar mjeshterisht nga babi im @k.milazim . Nje ekip me mbi 40 veta, aktor dhe balerine profesionist, por qershia mbi torte ishin dy nxeneset e mia @artiola.hamdiu dhe Thana Delia qe me bene shume krenare me punen e tyre. Rralle here kam ndjere kaq shume dashuri pas Premierave, sic e ndjeva mbreme. Babi faleminderit per kete drame te mrekullueshme, nuk kam si te jem me krenare se kaq me ty. Te jam mirenjohese perjete. Buqe faleminderit per punen, perkushtimin dhe durimin tend. Je shembull i personit qe nuk dorezohet kurr pavarsisht sfidave. Kolege te dashur faleminderit te gjitheve Publikë e nderuar, sonte ju mirepresim ne reprizen e pare te shfaqjes. @bubulinaaa_ @memlikrasniqi @k.milazim @buqeberish

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on

Teuta luan njërin prej roleve kryesore në këtë shfaqje, atë të Havës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat