Erjona Sulejmani përgjigjet për “lidhjen” me Steven Zhang të Interit

Mediale Vip

Erjona Sulejmani përgjigjet për “lidhjen” me Steven Zhang të Interit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 06:50
Erjona Sulejmani

E njohur si ish-gruaja e Blerim Xhemajlit dhe më vonë në qendër të opinionit sportiv, Erjona Sulejmani përbën lajm çdo ditë për mediat rozë.

Pak ditë më parë u hodhën hije dyshimi se bukuroshja shkodrane ishte në një flirt me presidentin e Interit, Steven Zhang. Gjithsesi këtyre thashethemeve ajo iu është përgjigjur me një “story” në profilin e saj në Instagram.

“Ta bëjmë të qartë një gjë: Fakti se bëj tifo për Interin që kur isha 10 vjeçare, nuk do të thotë asgjë më shumë sesa thjesht një tifoze. Për të tjerat, nuk e di me të vërtetë se nga kanë dalë këto fjalë”, iu përgjigj Erjona pyetjes se çfarë kishte më shumë kinezi sesa Xhemajli.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat