A janë në lidhje Selena Gomez dhe Niall Horan?

Mediale Vip

A janë në lidhje Selena Gomez dhe Niall Horan?

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:21
Selena Gomez dhe Niall Horan

Adhuruesit e këngëtares Selena Gomez, aludojnë që ajo është në lidhje dashurie me këngëtarin britanez, Niall Horan, kjo pasi ata kanë parë yjet hollivudiane teksa shëtiteshin së bashku.

Një burim për Hollywood Life ka thënë se Selena mendon që Niall është i bukur dhe se ajo e dashuron muzikën e tij.

“ Selena nuk është shumë e interesuar për lidhje të re, ajo mendon që Niall është shumë i lezetshëm dhe shumë i talentuar, gjithashtu ajo i vlerëson fjalët e tij rreth saj, por ajo nuk dëshiron të jetë në lidhje pasi tani nuk është romantike aspak”.

“Kohën ajo është duke ua kushtuar miqve dhe familjes së saj. Por nuk mundet të thuhet që ajo nuk do nis një lidhje dashurie me Niall”, tha ky burim i afërt i këngëtares për Hollywood Life.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat