Michelle Obama surprizon sërish me veshjen e radhës, një fanse e ‘brand-eve’ të njohura

Mediale Vip

Michelle Obama surprizon sërish me veshjen e radhës, një fanse e ‘brand-eve’ të njohura

Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:58
Michelle Obama

Stili i veçantë i ish-zonjës së parë, Michelle Obama, i ka habitur të gjithë, duke u kthyer në kryefjalën e mediave të huaja. Pak kohë më parë në promovimin e librit të saj ‘Becoming’, ajo i surprizoi të gjithë duke veshur një nga ‘brand-et’ më të njohura të modës, Stine Goya.

Së fundmi Michelle me një kostum ngjyrë rozë të lehtë dhe kristale të shndritshme, ka arritur të rrëmbejë sërish vëmendjen për pamjen moderne që ka sjellë.

55-vjeçarja duket se ka nisur të mbajë një tjetër ‘look’ që prej shkëputjes së saj nga Shtëpia e Bardhë. Ndonëse më e guximshme se më parë, të gjithë kanë pohuar se ky është stili që i shkon më shumë zonjës Obama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat