Rita largohet nga Kosova, ky është vendi për të cilin është nisur

Mediale Vip

Rita largohet nga Kosova, ky është vendi për të cilin është nisur

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:55
Rita Ora

Rita Ora ka përfunduar misionin e saj në vendlindje.

Rita ka nisur fluturimin për t’u larguar nga vendlindja e saj pas gati tre ditëve të aktiviteteve në kuadër të UNICEF.

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka vizituar disa vende të Kosovë ku ka shikuar për të ndihmuar famlijet dhe fëmijët në nevojë.

Rita ka vizituar edhe çerdhe ku është argëtuar dhe fotografuar me fëmijë ndërsa edhe është paraqitur në një organizim të UNICEF në Prishtinë, ku ka thënë se po ndihet shumë e lumtur që është në Prishtinë dhe që i është dhënë mundësia të ndihojë rininë e Kosovës.

Mediat britanike kanë shkruar për rikthimin e Ritës në Kosovë, ndërsa DailyMail ka kuptuar se Rita ka takuar 400 fëmijë në vendlindje.

Ndërsa sot duket se Rita po largohet nga Kosova, pasi ka bërë një postim ku shihet në aeroplan dhe ka zbuluar se destinacioni tjetër i saj është Dubai.

Rita pas kësaj vizite do të vazhdojë me turneun e saj ‘Phoenix’, nga i cili ka ndarë pak ditë për misionin e bamirësisë në Kosovë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat