Anthony Çako: Shqipëria më kthen me këmbë në tokë!

Mediale Vip

Anthony Çako: Shqipëria më kthen me këmbë në tokë!

Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:19
Anthony Çako

Ai ka lindur dhe është rritur në Paris dhe prej disa kohësh i është përkushtuar muzikës. Padyshim që nuk mund të mungonte gjeni i artistit tek ai, pasi Anthony Çako është djali i sopranos Inva Mula dhe kompozitorit Pirro Çako.

Pas disa kohësh punë ai ka realizuar klipin e tij të parë, të titulluar “Alive”, duke ndjekur kështu rrugën e prindërve apo gjyshërve të tij. Kënga e tij “Alive” është publikuar vetëm 6 ditë më parë dhe në një kohë kaq të shkurtër ka arritur të ketë mbi 40 mijë klikime.

Gjatë një bisede nëpërmjet Skype, këtë mëngjes Anthony foli në programin “Wake Up”, ku ndër të tjera foli edhe për marrëdhënien që ka me Shqipërinë.

“Nuk di të them nëse më mungon Shqipëria sepse nuk kam jetuar asnjëherë aty, por përpiqem të shkoj 3-4 herë në vit, për të takuar gjyshërit, prindërit. Por kam edhe një ndjesi shpirtërore edhe pse sjam jetuar ndonjëherë në Shqipëri, ndjej që dua të rikthehem herë pas here. Përveç kësaj ardhja në Shqipëri është një mënyrë shumë e mirë për mua që jetoj në një lagje të mirë të Parisit që t’i ul këmbët në tokë dhe të kuptoj më mirë realitetin, duke njohur kontrastet që unë të mos fluturoj”: ka treguar djali i Iva Mulës dhe Pirro Çakos.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat