Brigitte Bardot dhe Marilyn Monroe janë takuar vetëm një herë në jetë; si reaguan përballë njëra-tjetrës!

Mediale Vip

Brigitte Bardot dhe Marilyn Monroe janë takuar vetëm një herë në jetë; si reaguan përballë njëra-tjetrës!

Më: 11 prill 2019 Në ora: 21:01
Brigitte Bardot dhe Marilyn Monroe

Në 1956, Marilyn Monroe konsiderohej si aktorja më e bukur e botës, ndërsa francezja Brigitte Bardot sapo kishte nisur të bëhej e njohur. Të dyja këto femra të mrekullueshme, të konsideruara sex-simbole, janë takuar vetëm një herë ballë për ballë me njëra tjetrën.

Ndodhi në tualetën e kinemasë Empire, në Londër, 29 tetorin e atij viti, vetëm pak minuta pasi Marilyn Monroe ishte prezantuar me mbretëreshën Elizabeta e II-të.

Brigitte Bardot e kujton kështu atë moment: U ndesha përballë me Marylin!! U përshëndetëm duke ulur kokën dhe nisëm të pudrosnim hundën, duke parë vjedhurazi njëra tjetrën. E pashë nga afër dhe ishte e mrekullueshme!! Nuk do ta harroj kurrë atë moment!!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat