Nëna e Ritës me fjalë emocionuese për bijën

Mediale Vip

Nëna e Ritës me fjalë emocionuese për bijën

Më: 12 prill 2019 Në ora: 07:09
Vera dhe Rita Ora

Nëna e Rita Orës ka shkruar në rrjetin social Facebook, se sa krenare ndihet ajo për vajzën e vet, që po i ndihmon fëmijët në Kosovë.

“Ti ke inspiruar tashmë shumë të rinj në Kosovë por edhe më tej që e ndoqën rrugën që ti e ndërtove, për të qenë vetvetja, talent, që punon shumë dhe e dedikuar” shkroi Vera Ora në Facebook.

Vera gjithashtu shtoi se Rita mbetet ende një shembull për të gjithë

“Ti mbetesh një shembull për shanset dhe mundësitë që ne i jetojmë” vazhdoi Vera Ora.

Ndërsa në përfundim, Vera e ka përmbyllur statusin e saj me një shprehje që përdoret shumë në Kosovë. “Oh rrush bre !!!” përfundoi Vera Ora. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat