Ronela Hajatin e ftojnë në emisionin e famshëm ndërkombëtar

Mediale Vip

Ronela Hajatin e ftojnë në emisionin e famshëm ndërkombëtar

Më: 12 prill 2019 Në ora: 08:06
Ronela Hajati

Ronela Hajati është një ndër vajzat më të komentuara në showbizzin vendor.

Dhe ashtu siç ka njoftuar para disa ditësh, Ronela Hajati është drejt rrugës për t’u bërë e famshme ndërkombëtarisht.

Këngëtarja shqiptare është e ftuara e rradhës në emisionin portugez “Quem sou eu?”, e këtë e bëri të ditur vetë Ronela.

“Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Ronela Hajati dhe jam e ftuara e radhës në programin ‘Quem SOU eu?’ të Luciana Abreu. Kështu që na ndiqni!”, ka thënë Ronela.

Se do bëhet e famshme edhe në tregun e huaj këtë Hajati e paralajmëroi edhe në intervistën e fundit të dhënë për emisionin “Mirage”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat