Mirud do të performojë shqip në Kili

Mediale Vip

Mirud do të performojë shqip në Kili

Më: 12 prill 2019 Në ora: 16:03
Mirud

Ka marrë një ftesë shumë të çmuar për të.

Pasi kanë parë performancën e tij në Fesivalin e Këngës në RTSH, këngëtari nga Kosova por që jeton në Amerikë, Mirud, ka marrë ftesë për një tjetër festival.

Mësohet se ai është ftuar nga festivali “Vina Del Mar” që mbahet në Kili ku do të përformojë përpara 20.000 njerëzve.

Po ashtu, kënga do jetë në gjuhën shqipe dhe është punuar nga producent dhe kompozitor shqiptarë.

Eriona Rushiti e ka bërë tekstin dhe muzikën, ndërsa, miksimi u bë nga Enis Mulla.

Për veshjen e Mirud është kujdesur dizajnerja shqiptare Miranda Dupi, kurse, paraqitja në skenë i takon Sony Music.

Me këtë pjesëmarrje në këtë festival të njohur, Mirud po e përfaqëson Shqipërinë dhe Amerikën në garën për këngët POP.

Nga ana tjetër, kujtojmë që Mirud është duke punuar edhe një projekt të paralajmëruar kohë më parë, e që quhet ‘Cleopatra’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat