“Kam abortuar, s’doja të ndaja fëmijën me përdhunuesin”, aktorja e njohur flet për ngjarjen e hidhur të jetës

Mediale Vip

“Kam abortuar, s’doja të ndaja fëmijën me përdhunuesin”, aktorja e njohur flet për ngjarjen e hidhur të jetës

Më: 13 prill 2019 Në ora: 12:24
Ashley Judd

E ftuar në konferencën “Women in the World Summit”, aktorja e njohur Ashley Judd ka folur për herë të parë në publik, në lidhje me një ngjarje të hidhur të jetës së saj.

50-vjeçarja ka zbuluar se në të kaluarën është përdhunuar tre herë. Gjatë një pre përdhunimeve ajo ka mbetur shtatzënë, por zgjodhi që të abortonte fëmijën.

“Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues, i cili mund të kërkonte të drejtat mbi fëmijën. Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt”, ka thënë aktorja gjatë fjalës së saj.

“Demokracia fillon në lëkurën tonë. Nuk duhet të ketë rregulla kur bëhet fjalë për trupin tonë”, ka shtuar Ashley Judd.

Ndërkohë kujtojmë që aktorja e njohur ka qenë në mesin e personave që kanë akuzuar regjisorin Harvey Weinstein për abuzime seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat