Angela Martini ndërron profesion, nuk do ta besoni kush është puna e saj e re

Mediale Vip

Angela Martini ndërron profesion, nuk do ta besoni kush është puna e saj e re

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:29
Angela Martini

Angela Martini është një prej modeleve më të njohura që prej vitesh është larguar nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e saj në Amerikë.

Rreth një vit më parë Angela u martua me miliarderin rumun Dragos Savulescu deh shumë herë u shpreh se ishte një 'shtëpiake' e lumtur. Modelingu mbeti pas gjatë kësaj kohe aq sa u dyshua se ajo kishte hequr ndorë. Ndërkohë që e ka lënë pas dore punën si modele ajo i është dedikuar një pasioni të ri shumë largasaj që dinim prej Angelës.

Angela ka vendosur të bëhet shkrimtare dhe producente. Ajo është duke punuar mbi librin e saj të dytë dhe sipas disa revistave të huaja, ajo është një shkrimtare shumë e zonja. Libri i saj ka në fokus marrëdhëniet e njerëzve dhe njëkohësisht, po merret me xhirimin e dy filmave me metrazh të shkurtër, në rolin e producentes. Këto i ka zbuluar në një intervistë për ‘Thriveglobal.com’ dhe ‘Authority Magazine’, ku gjithashtu është shprehur: “Filmi i parë lidhet me idenë filozofike të pavdekësisë ndërsa filmi i dytë ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore, ose më saktë, lidhet veçanërisht me femrat që janë viktima të trafikimit njerëzor”. Ndërsa për këdo që do të bëhet një autore si Angela, këshilla e saj është të dëgjojnë shpirtin dhe të jenë të ndershëm me veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat