Rita Lati: Roza do bëjë bebe me fekondim dhe do e rrisim bashkë

Mediale Vip

Rita Lati: Roza do bëjë bebe me fekondim dhe do e rrisim bashkë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 09:26
Rita dhe Roza Lati

Të ftuara mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, nënë e bijë, Rita dhe Roza Lati kanë shkaktuar shumë të qeshura me historitë e tyre dhe marrëdhënien shumë të çiltër që kanë me njëra-tjetrën. Teksa Rita po fliste për meshkujt, Roza ndërhyri dhe vendosi të tregojë ç’i bëri e ëma në festën e ditëlindjes.

Rita u përpoq ta ndalonte Rozën duke i thënë mos t’i tregonte të gjitha, por Roza u përgjigj se mezi e kishte pritur të vinte në “Xing me Ermalin”, për ta treguar këtë histori.

“Për 25-vjetorin tim, me tortën përpara me dy qirinjtë, me njerëzit e familjes, kënduam këngën e ditëlindjes, fryva qirinjtë, ndjej një dorë të ngrohtë në shpatull nga nëna ime, më afrohet dhe më thotë: Të keqen mami edhe po s’të duroi njeri në jetë, edhe po s’ta vari njeri në jetë, nuk ka problem se do bësh një beb me fekondim edhe do e rrisim bashkë të keqen mami”, tregoi Roza e shokuar nga veprimi i të ëmës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat