Belinda Dragoti rrëfen për herë të parë se si arriti të bëhet pjesë ‘Xing-ut’

Mediale Vip

Belinda Dragoti rrëfen për herë të parë se si arriti të bëhet pjesë ‘Xing-ut’

Më: 15 prill 2019 Në ora: 09:00
Belinda Dragoti

Pas largimit të Kejvina Kthellës nga “Xing me Ermalin”, Belinda u zgjodh si velina e re që do t’u drejtojë pyetjet me “spec” personazheve të njohur.

Belinda nuk është emër i dëgjuar në botën e televizionit, por synon që së shpejti të arrijë majat.

Bukuroshja e cila zëvendësoi Kejvina Kthjellën në një intervistë për “Jo vetëm modë”, ka treguar se arsyeja se përse e fitoi ajo vendin e velinës në “Xing me Ermalin” nuk ishte bukuria, por vetëbesimi.

Image

Për më tepër ajo shprehet se:

“Në audicione më pyetën për komplekset që mund të kisha, nëse do e vishja një fustan si të Kejvinës. Duhet të bëja disa ecje në skenë, duhet të improvizoja një situatë. Një nga elementët kryesorë që kërkohet në një format të tillë ishte vetëbesimi në skenë. Në audicione nuk kisha problem me vetëbesimin ose me emocionet. Ky ishte një plus nga vajzat e tjera”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat