Pas Rita Orës, Dua Lipa merr pjesë në një mision bamirësie me ‘UNICEF’-in - Bota Sot
Pas Rita Orës, Dua Lipa merr pjesë në një mision bamirësie me ‘UNICEF’-in

Mediale Vip

Pas Rita Orës, Dua Lipa merr pjesë në një mision bamirësie me ‘UNICEF’-in

Më: 15 prill 2019 Në ora: 14:47
Dua Lipa merr pjesë në një mision bamirësie me ‘UNICEF’-in

Këngëtarja shqitpare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë pjesë në një mision bamirësie në Liban.

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit albumin nga vizita që ka bërë së fundi në Liban.

Këngëtarja ka thënë se kjo ishte përvoja e saj më e mirë për këto tri ditë, pasi shprehet se ka një lidhje të afërt me refugjatët, meqenëse edhe Kosova më parë ka qenë në gjendje konflikti.

“Unë kam pasur eksperiencën më të mirë me qenë në Liban për 3 ditët e fundit, duke punuar me UNICEF-in, duke u takuar  me fëmijët në vendbanimet me refugjatë , trajnimin e të rinjve dhe programet për ndërtimin e aftësive. Unë në veçanti dëshiroj të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë në të cilën janë futur për shkak të konfliktit. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend që është i përshtatshëm të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët, pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë zemërthyese dhe emocionale, por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende  buzëqeshin dhe bëjnë më të mirën e tyre edhe në situatë të keqe. Unë kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësitë që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur.”, ka shkruar Dua.

Për ndryshe, Rita Ora ditë më parë ka qëndruar në Kosovë, edhe ajo me mision bamirësie në bashkëpunim me UNICEF-in.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...