Komentoi në videon provokuese të Klaudia Pepës, fansat “ngacmojnë” Albi Nakon

Mediale Vip

Komentoi në videon provokuese të Klaudia Pepës, fansat “ngacmojnë” Albi Nakon

Më: 15 prill 2019 Në ora: 16:36
Klaudia Pepa dhe Albi Nako

Një ditë më parë, balerina e njohur Klaudia Pepa publikoi në profilin e “Instagram”-it, një video ku kishte shkëputur një moment nga kërcimi i saj në videoklipin e Getoar Selimit, “Amante”.

Në klip, Klaudia dhuroi disa skena mjaft provokuese me kërcimin e saj sensual, e veshur me një palë të brendshme ngjyrë blu.

Ky kërcim duket se ka lënë pa fjalë edhe vetë ish-bashkëshortin e saj, Albi Nakon, i cili nuk mund të mos reagonte.

Në videon e publikuar nga Klaudia, Albi komentoi me dy emoji duartrokitjesh, duke e përgëzuar kështu për këtë kërcim kaq profesional.

Ndjekësit e balerinës nuk e kanë lënë me kaq këtë koment, pasi disa e kanë etiketuar koreografin në komentet e tyre dhe e pyesin nëse ka ndonjë gjë për të shtuar për pamjet spektakolare që pa.

“Albi Nako a ke ndonjë gjë për të shtuar?”, i shkruan një komentuese ndërkohë që një tjetër shkruan: Po të shkon lëng goja!”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat