Bebe Rexha: Kam ç’rregullime bipolare, mos ndieni keqardhje për mua

Mediale Vip

Bebe Rexha: Kam ç’rregullime bipolare, mos ndieni keqardhje për mua

Më: 15 prill 2019 Në ora: 23:39
Bebe Rexha

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon të punoj në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte muzikore.

Ajo së fundi i është drejtuar publikut përmes llogarisë personale në Twitter teksa ka treguar se pse ndihej e sëmurë.

Për kohën më të gjatë, nuk e kuptoja pse u ndjeva kaq e sëmurë. Pse u ndjeva paksa që nuk dëshiroja të largohesha nga shtëpia apo të jem e rrethuar me njerëz. Gjithashtu edhe pse nuk mund të flija, e cila nuk më linte të mos punoja apo të krijoja muzikë. Tani e di pse”, ka pohuar këngëtarja.

Ajo më tutje ka treguar se të gjitha këtyre pyetjeve u ka gjetur përgjigje duke thënë se ka çrregullime.

“Unë vuaj nga çrregullimi bipolar dhe nuk më vjen turp. Kjo është e gjitha. Unë nuk dua që ju të ndieni keqardhje për mua. Unë vetëm dua që ju të pranoni mua. Kjo është e gjitha. Të dua”, ka shkruar 28-vjeçarja në Twitter.

Theksojmë se çrregullimi bipolar, i quajtur më parë depresioni maniak, është një gjendje e shëndetit mendor që shkakton ndryshime ekstreme të humorit që përfshijnë ndryshime emocionale – lartë (mania ose hipomania) dhe ulje (depresioni).

Ndryshe, “Last Hurrah” është kënga e fundit e bukuroshes sonë që deri më tani është shikuar mbi 40 milionë herë në platformën YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat